Dimarco: Champions apo kampionati? Nuk mund të zgjedh, dua trofe të rinj

Dimarco: Champions apo kampionati? Nuk mund të zgjedh, dua trofe të rinj

8 Tetor 2026 10:44 Alfred Lleshi “Kampionati apo Champions? Nuk mund të zgjedh”. Kështu u shpreh Federico Dimarco, fitues i “Premio Gentleman Serie A 2025/26”. “Rekordi i asistimeve sezonin e kaluar? Siç them gjithmonë, rezultatet personale vijnë nga ato të skuadrës. Për të dhënë shumë asiste, duhet të kesh sulmues që shënojnë shumë gola. Kam fatin të kem katër sulmues të fortë në ekip. Jam i lumtur për këtë rekord, por tani duhet të mendojmë për të tashmen, për objektiva të rinj dhe trofe të rinj”. Për gjendjen e tij fizike, lojtari i Interit tha: “Jam mirë. Pata një problem të vogël në gju, por punova dhe u rikuperova. Tani shpresoj të nisemi më fort në ndeshjen e ardhshme”.