“Dil jashtë”/ Përplasja me Ramën për “Territoriale-n” në Berat, Egla Ceno tregon detajet: Doja të flisja, ai u irritua dhe tha…

“Dil jashtë”/ Përplasja me Ramën për “Territoriale-n” në Berat, Egla Ceno tregon detajet: Doja të flisja, ai u irritua dhe tha…

egla ceno BERAT- Debate dhe tensione kanë shoqëruar takimin e kryeministrit Edi Rama me një përfaqësi qytetarësh të Poliçanit, në Berat, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Mes të pranishmëve ishte edhe aktorja e njohur Egla Ceno, e cila, siç u raportua edhe më herët pati një përplasje verbale me kryeministrin. Në një prononcim pas mbledhjes, Ceno tregoi detaje nga takimi, ku sipas saj, qytetarëve nuk iu dha mundësia e fjalës për të shprehur mendimin e tyre. Sipas saj, Rama vijoi me fjalën e tij, ndërsa disa qytetarë në sallë tentuan të kërkonin fjalën për të replikuar, por nuk u lejuan. Ceno tha se drejt fundit të takimit, i kërkoi kryeministrit që t’i dëgjonte qytetarët, por ky i fundit i ka kërkur largimin nga salla. Madje,...