“Dikur shkonin për ndonjë dasmë ose vaki”- Rama bën krahasimin në dy kohë për Malësinë e Madhe dhe Përmetin: Dukeshin si vende pa shpresë, sot destinacione
Në nisje të episodit të sotëm të podcast-it “Flasim”, kryeministri Edi Rama ndau një reflektim për dy pika të Shqipërisë: Malësinë e Madhe dhe Përmetin. Ai vuri në dukje ndryshimin që ka prekur këto dy vende gjatë 10 viteve, dikur si dy vende që nuk përbënin interes për askënd, ndërsa sot si fytyra e një Shqipërie të re. Në këtë pikë, shtoi se kjo Shqipëri është ndërtuar me mund, pavarësisht protestave në bulevardin e kryeministrisë që thonë të kundërtën. “Duke përgatitur pak minuta më parë këtë episod që është i pesti i sezonit të shtatë të podcastit ‘Flasim’, po mendoja që njëherë e një kohë, por jo 100 vjet përpara, 10 vjet përpara, qoftë Malësia e Madhe, qoftë Përmeti ishin ndër ato pika në hartën...
Burimi:
javanews.al