Diana Kastrati u vr* 22 ditë pasi kërkoi mbrojtje, 15 vjet më pas ngrihet aktakuza

Diana Kastrati u vr* 22 ditë pasi kërkoi mbrojtje, 15 vjet më pas ngrihet aktakuza

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë në mungesë ndaj Adnan Jasharit, të dyshuarit për vrasjen e Diana Kastratit, 15 vjet pasi ajo u qëllua me armë zjarri në Prishtinë. Aktakuza është ngritur më 22 tetor 2026 dhe është deponuar në gjykatë, njoftoi zëdhënësja e kësaj prokurorie, Kaltrina Shala. Sipas saj, procedura është nisur në mungesë të të akuzuarit.