“Dialog do kemi kur PD të ndalojë dhunën!”- Kuko për bashkëpunimin me opozitën: Ta çojmë vendin para, Zgjedhorja kërkon konsensus!

“Dialog do kemi kur PD të ndalojë dhunën!”- Kuko për bashkëpunimin me opozitën: Ta çojmë vendin para, Zgjedhorja kërkon konsensus!

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka kushtëzuar dialogun dhe bashkëpunimin me opozitën për çështje të rëndësishme parlamentare me ndalimin e akteve të dhunës gjatë seancave plenare. Duke folur në një lidhje direkte për emisionin “Çdokënd”, nga Merita Haklaj në A2CNN, Kuko deklaroi se dialogu duhet të nisë me ndërprerjen e tensioneve në Kuvend dhe me rikthimin e opozitës në komisionet parlamentare. Ajo theksoi se mazhoranca ka kërkuar vazhdimisht vetëpërmbajtje dhe dialog, duke nënvizuar se bashkëpunimi mes palëve është i domosdoshëm për reformat që e presin vendin. “Do doja shumë ta shikoja këtë klimë dialogu. Besoj që kjo klimë dialogu fillon në momentin që dhuna ndalon që në minutën e dytë pasi seanca plenare ka filluar. Besoj se kjo është diçka që do të duhet...