No Image Available

Diabeti prek edhe fëmijët, 50 mijë qytetarë të pavetëdijshëm për sëmundjen

Diabeti po kthehet në një shqetësim gjithnjë e më të madh për shëndetin publik në Shqipëri. Sëmundja mund të zhvillohet për një kohë të gjatë pa shenja të dukshme, ndërsa diagnostikimi i vonshëm rrit rrezikun e komplikacioneve serioze, veçanërisht në zemër dhe veshka. Sipas të dhënave të bëra publike, gjatë vitit 2025 rreth 100 mijë persona trajtohen për diabet në vend, ndërsa afro 50 mijë të tjerë dyshohet se janë të prekur pa e ditur. Çdo vit regjistrohen rreth 8 mijë deri në 10 mijë raste të reja. Plakja e popullsisë, stresi dhe mënyra sedentare e jetesës renditen ndër faktorët që ndikojnë në përhapjen e sëmundjes. Shqetësim paraqet edhe diabeti te fëmijët dhe të rinjtë. Sipas shifrave të raportuara, rreth 400 fëmijë janë të prekur...