Di Lorenzo karikon Napoli: Koha për të reaguar, me ndihmën e tifozëve mund të mposhtim Arsenal

Di Lorenzo karikon Napoli: Koha për të reaguar, me ndihmën e tifozëve mund të mposhtim Arsenal

Arsenal do të luajë sot në Champions League në shtëpinë e Napoli, në një ndeshje delikate për “topcinjtë”. Për skuadrën italiane, kjo është një sfidë e vështirë ndaj nënkampionëve të Europës, sidomos pas dy humbjeve radhazi në kampionat. “Kjo ndeshje vjen në kohën e duhur. Pas një humbjeje, është më mirë të luhet menjëherë një ndeshje kaq e rëndësishme. Jemi të etur të bëjmë mirë dhe të nisim një seri pozitive. I kemi analizuar gabimet e bëra në javët e fundit dhe jemi gati të bëjmë një performancë të shkëlqyer sot në mbrëmje“, tha Giovanni Di Lorenzo, kapiteni i Napoli. “Duhet të përmirësohemi duke filluar sot në mbrëmje, sepse kundër ekipeve si Arsenal, ndëshkohesh për gabimin më të vogël. Do të duhet të luajmë një...