Dhunuan kamarierin që kërkoi pagën, burg për djalin e pronarit të hotel ‘Flar’ dhe shokun e tij, avokati: Sherr mes të rinjsh, i provokoi
arerstimi i Melison Nelës DURRËS-Gjykata e Durrësit ka lënë në burg Florian Habilajn dhe Enold Dragotin, të arrestuar për dhunën ndaj 18-vjeçarit Genti Nela në Mal të Robit, Golem. Gjyqtari Elvis Sulejmani caktoi masën arrest me burg, me afat 45 ditë, për Florian Habilajn, djali i pronarit të hotelit në Malin e Robit, si edhe për Enold Dragotin, shoku i pronarit që gjithashtu u përfshi në episodin e dhunshëm. Në kërkim vijon të jetë Arbër Habilaj, djali tjetër i pronarit të hotel Flar. Rasti u raportua mesditën e 29 gushtit kur Melison Nela, xhxaxhi i 18-vjeçarit Genti Nela u arrestua në flagrancë teksa po shkonte i armatosur drejt hotelit. Sipas akuzës, 18-vjeçari kamarier u dhunua pasi kërkoi pagën për punën e kryer në hotel. Dy të arrestuarit akuzohen nga Prokuroria...
Burimi:
zeri.ai