Dhunoi disa kalimtarë, arrestohet 33-vjeçari, procedohen 15 të tjerë pas tubimit në Tiranë

Dhunoi disa kalimtarë, arrestohet 33-vjeçari, procedohen 15 të tjerë pas tubimit në Tiranë

Një 33-vjeçar është arrestuar në flagrancë, ndërsa 15 persona të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, në vijim të hetimeve për veprime të kundërligjshme të dyshuara gjatë protestës së djeshme, 9 shtator në Tiranë. Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, nën drejtimin e Prokurorisë, është bërë arrestimi i shtetasit E. Q., 33 vjeç. Sipas Policisë, 33-vjeçari dyshohet se gjatë tubimit ka dhunuar disa kalimtarë dhe ka dëmtuar automjetin e një qytetari. Për këtë arsye, ai akuzohet për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Ndërkohë, materialet procedurale janë referuar në Prokurori dhe...