Dhunimi i të miturit ndez konfliktin/ Dy të rinj shkojnë të armatosur në lokal
Një konflikt i nisur pas dhunimit të një të mituri ka përshkallëzuar në një lokal në fshatin Gomsiqe e Re të Shkodrës, ku dy persona janë shfaqur të armatosur, njëri me kallashnikov dhe tjetri me pistoletë. Ngjarja ka ndodhur më 6 shtator. Sipas pamjeve të publikuara nga avokati Arben Llangozi, një automjet ndalon pranë lokalit dhe prej tij zbresin dy persona, të cilët hyjnë në ambientet e lokalit. Njëri prej tyre mban një kallashnikov, ndërsa personi tjetër është i armatosur me pistoletë. Në pamje, personi me kallashnikov shihet duke komunikuar me një person brenda lokalit, ndërsa tjetri afrohet te një klient jashtë ambientit dhe e dhunon. Pas përplasjes, klienti tenton të largohet, por personi i armatosur me pistoletë ia drejton armën në drejtim të tij....
Burimi:
ntv.al