Dhuna qeveritare ndaj të miturve/ Zhupa kërkon mbledhje urgjente të Grupit Parlamentar ‘Miqtë e Fëmijëve’
Deputetja Ina Zhupa, nënkryetare e Grupit Parlamentar “Miqtë e Fëmijëve”, ka kërkuar thirrjen urgjente të një mbledhjeje për trajtimin e të miturve gjatë protestave të ditëve të fundit dhe për shqyrtimin e masave të reja të qeverisë. Në një kërkesë drejtuar kryetarit të Kuvendit, i cili drejton edhe grupin, Zhupa shpreh shqetësim të thellë për raportimet mbi ushtrimin e dhunës ndaj të miturve nga punonjës të Policisë së Shtetit. Ajo thekson se sipas deklarimeve të Ministrit të Brendshëm, deri më 30 tetor janë shoqëruar në polici 269 persona nën moshën 18 vjeç. “Asnjë rrethanë nuk mund të justifikojë dhunën e paligjshme ndaj një të mituri apo cenimin e garancive që legjislacioni shqiptar dhe konventat ndërkombëtare i njohin atij”, shkruan Zhupa, duke shtuar se mbrojtja e...
Burimi:
syri.net