Dhuna në protestë, Policia arreston 11 persona, mes tyre dy të mitur! Pranga edhe 33-vjeçarit që dogji Komisariatin nr. 3, ku u plagosën 10 efektivë
Policia e Tiranës ka arrestuar 11 persona, mes tyre edhe dy të mitur, si dhe ka proceduar penalisht në gjendje të lirë 7 të tjerë, në vijim të hetimeve për aktet e dhunës gjatë protestës së zhvilluar në kryeqytet. Ndërkohë, është ndaluar edhe një 33-vjeçar, i dyshuar për dëmtimin e ambienteve të Komisariatit nr. 3 gjatë protestave të ditëve të fundit, ku mbetën të dëmtuar 10 punonjës policie. “Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në lidhje me veprimet e kundërligjshme të kryera gjatë tubimit të zhvilluar dje: – u arrestuan në flagrancë shtetasit E. P., 29 vjeç, G. K., 24 vjeç, F. B., 19 vjeç, E. B., 23 vjeç, S. D., 52 vjeç, E....
Burimi:
javanews.al