Dhuna në protestë, 12 eurodeputetë i kërkojnë Kaja Kallas në PE hetimin e propocionalitetit të Policisë, mes tyre edhe Beleri!
Protestat në Shqipëri dhe veprimet e policisë gjatë tubimeve kanë mbërritur në vëmendjen e Parlamentit Europian. Dymbëdhjetë eurodeputetë, pjesa më e madhe të grupimit të djathtë të Partisë Popullore Europiane (PPE), i janë drejtuar me pyetje Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas. Mes firmëtarëve është edhe eurodeputeti Fredi Beleri. Nisma është ndërmarrë nga kreu i delegacionit austriak të PPE-së, Reinhold Lopatka, ndërsa eurodeputetët që i janë bashkuar kërkesës janë pjesë e Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian. Në fokus të kërkesës janë pretendimet për përdorim joproporcional të forcës nga policia gjatë protestave, respektimi i të drejtave të personave të ndaluar, veçanërisht të miturve, si dhe masat që mund të ndërmerren për të parandaluar shkelje të tjera....
Burimi:
javanews.al