No Image Available

Dhuna barbare ndaj protestuesve/ Kapri sulmon Hitën: Keni marrë ekspertë nga Serbia për protestat?

Prania e një topi akustik në Shqipëri dhe pretendimet për përfshirjen e ekspertëve serbë në menaxhimin e protestave u kthyen në objekt debati në Komisionin parlamentar për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes. Deputeti Erald Kapri kërkoi sqarime nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, nëse policia disponon një pajisje akustike që, sipas raportimeve të përmendura prej tij, mund të përdoret për shpërndarjen e protestuesve përmes valëve të forta zanore. Kapri pyeti gjithashtu nëse specialistë nga Serbia kanë ardhur në Shqipëri për të trajnuar efektivët apo për të asistuar në menaxhimin e tubimeve. “Është raportuar në media që në Shqipëri ka ardhur një top akustik, një pajisje teknologjie e nivelit të lartë që bën një zhurmë të papranueshme dhe largon protestuesit”, deklaroi...