Dhëmbë për dhëmbë/ Rama kërkon përjashtimin e avokatit të Veliajt, Plarent Ndreca

Dhëmbë për dhëmbë/ Rama kërkon përjashtimin e avokatit të Veliajt, Plarent Ndreca

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar përjashtimin nga Partia Socialiste të Plarent Ndrecës, avokatit të Erion Veliajt, gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të Asamblesë Kombëtare të PS-së. Sipas informacioneve, kryesocialisti ka kërkuar që propozimi për përjashtimin e Ndrecës të hidhet në votim, ndërsa ky i fundit nuk është i pranishëm në mbledhjen e socialistëve. Kërkesa vjen në të njëjtën mbledhje ku Rama ka propozuar edhe përjashtimin e Elisa Spiropalit nga partia. Ndërkohë, gjatë diskutimeve për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, Rama mësohet të jetë shprehur: “Për atë jo, sepse i ka duart e lidhura”.