No Image Available

“Dhe ‘pedagogët’ erdhën përsëri… 🤡”/ Rama vijon ironizimin me pedagogët

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me të njëjtën përgjigje ironike ndaj pedagogëve që kanë refuzuar komunikimin virtual me të, në një proces që po përsëritet prej tri ditësh. Përmes rrjeteve sociale, kreu i qeverisë ka publikuar pamje nga tubimet para Kryeministrisë, ku shihen edhe karrige të dëmtuara, si dhe persona që zhvendosin stolat prej betoni të vendosur përpara zyrës së tij. Në reagimin e fundit, Rama u është referuar sërish me ironi pedagogëve, duke vendosur fjalën në thonjëza dhe duke e shoqëruar mesazhin me një figurë klouni. “Dhe ‘pedagogët’ erdhën përsëri… 🤡”, shkruan kryeministri. Reagimi vjen në një kohë kur përpjekjet për komunikim mes qeverisë dhe pedagogëve po shoqërohen me refuzime, ndërsa përplasjet dhe tensionet përpara Kryeministrisë vijojnë të jenë pjesë e zhvillimeve të protestës....