Detajet e dosjes/ Nga akuzat për vrasje, te grupi i Laert Haxhiut! Kristi Bixheku del nga burgu, si “iu zbritën” vitet e dënimit
Gjykata e Posaçme e Apelit ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të Kristi Bixhekut nga paraburgimi, i cili ishte akuzuar nga SPAK si pjesë e grupit të Laert Haxhiut. Vendimi u mor duke arsyetuar se ai e kishte përfunduar tashmë dënimin e dhënë nga shkalla e parë. Apeli ka pranuar kërkesën e Bixhekut, ka konstatuar shuarjen e masës së sigurisë “arrest në burg” dhe ka urdhëruar lirimin e tij të menjëhershëm, me kusht që të mos mbahet në burg për ndonjë çështje apo dënim tjetër. Për zbatimin e vendimit është ngarkuar SPAK-u. Kristi Bixheku ishte arrestuar në Holandë më 4 mars 2025, në kuadër të procedurës për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë. Më 14 mars 2025 ai ishte ekstraduar dhe kishte vijuar qëndrimin në paraburgim në...
Burimi:
javanews.al