DETAJET – Dorëheqjet e drejtorëve në varësi të ministrive, cilët sektorë përjashtohen dhe si do realizohet

DETAJET – Dorëheqjet e drejtorëve në varësi të ministrive, cilët sektorë përjashtohen dhe si do realizohet

Kryeministri Edi Rama ka ndërmarrë një nismë politike duke kërkuar dorëheqjet e parevokueshme të drejtuesve të institucioneve nëpër ministri. Sipas burimeve, aktualisht përjashtohen nga dorëheqjet tre institucione: Policia, arsimi dhe shëndetësia, ndërsa të gjithë të tjerët do të përfshihen në një operacion rinovimi.Po si do të funksionojë ky rinovim? Gjithnjë sipas burimeve, mësohet se kryeministri Rama u ka kërkuar sot ministrave të kërkojnë dorëheqjet e drejtorëve, që janë në varësi të tyre. Bashkë me dorëheqjen çdo drejtor duhet të dorëzojë listën e punëve që ka bërë në krye të detyrës duke treguar performancën e tij. Në këtë mënyrë mund të fiton të drejtën për të rikandiduar në pozicionin që mban, por vetëm pas një shqyrtimi që do të bëhet nga Ministrja e Re e Adminstratës,...