Detaje tronditëse nga aksidenti/ 18-vjeçari po i hapte rrugën autokombajnës kur u godit për vdekje
Dalin detaje të reja nga aksidenti tragjik i mbrëmjes së djeshme në aksin nacional Korçë-Maliq, ku humbi jetën 18-vjeçari Florian Matraku, nga fshati Bulgarec i Korçës. Burime të A2 bëjnë me dije se i riu, djali i vetëm i familjes Matraku, kishte qenë gjatë gjithë ditës duke punuar në tokën e familjes për korrjen e misrit. Në mbrëmje, teksa autokombajna po përfundonte punën dhe duhej të dilte nga parcela në rrugën nacionale, 18-vjeçari ka dalë në rrugë për të ndaluar për pak çaste automjetet që qarkullonin, me qëllim që t’i krijonte mundësi mjetit bujqësor të kalonte në mënyrë të sigurt. Por, pikërisht në këtë moment ka ndodhur tragjedia. Florian Matraku është përplasur nga një automjet që drejtohej nga Leonardo Skënderas, i cili është arrestuar nga...
Burimi:
syri.net