Detaje të tmerrshme nga grabitja e Donnarummas/ U rrah dhe u lidh, partnerja shtatzënë u sulmua

Detaje të tmerrshme nga grabitja e Donnarummas/ U rrah dhe u lidh, partnerja shtatzënë u sulmua

Detaje tronditëse nga grabitja brutale e vitit 2023, ku Gianluigi Donnarumma dhe partnerja e tij Alessia Elefante u sulmuan në apartamentin e tyre luksoz në Paris, janë zbardhur gjatë një seance gjyqësore në kryeqytetin francez. Ngjarja ndodhi në apartamentin e çiftit në Avenue Montaigne, një prej zonave më të njohura dhe luksoze të Parisit, teksa Donnarumma dhe Elefante po flinin. Sipas dokumenteve të gjykatës, portieri italian u zgjua nga gjumi pasi njëri prej grabitësve iu afrua dhe e goditi me grusht në fytyrë. Më pas, ai e kërcënoi me thikë dhe i kërkoi të dorëzonte sendet me vlerë. “Shshsh”, i kishte thënë grabitësi, para se ta godiste, ndërsa më pas i bërtiti: “Ora, ora!”. Donnarumma u detyrua t’u tregonte grabitësve orën e tij luksoze Audemars...