Detaje të reja – Shpërthim në Shkodër, eksploziv në oborrin e banesës së 60-vjeçarit (EMRI)
Shkodra u trondit mbrëmjen e sotme nga një shpërthim. Ka qenë ora 21:30 kur në në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, "në oborrin e banesës së shtetasit Metin Bushati, rreth 60 vjeç, nga persona ende të paidentifikuar është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale' informoi mbrëmjen e sotme policia e Shkodrës' Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve. Banesa ku ndodhet shpërthimi ndodhet në afërsi të godinës së Bashkisë Shkodër.
Burimi:
syri.net