Detaje të reja nga vdekja e futbollistit shqiptar në Greqi. Çfarë thonë hetimet?
Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin sportiv në Greqi, ku futbollisti 16-vjeçar me origjinë shqiptare, Gjana Asllan, ka ndërruar jetë të martën në spital, si pasojë e dëmtimeve të rënda të pësuara gjatë një ndeshjeje zyrtare. Ngjarja tragjike ndodhi të dielën në stadiumin e Panagias në ishullin e Thasos, gjatë sfidës ku i riu po luante për ekipit e tij Byronas Kavala. Që në minutën e dytë të lojës, pas një dyluftimi për topin, 16-vjeçari doli nga vija e fushës dhe u përplas me pjesën e pasme të kokës në gardhin mbrojtës të stadiumit, duke humbur menjëherë ndjenjat. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të mjekëve dhe dërgimit në repartin e terapisë intensive në spitalin e Kavalës, adoleshenti nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të rënda. Policia...
Burimi:
javanews.al