DETAJE / Kardinalit shqiptar Ernest Simoni i vjedhin banesën në Firence

DETAJE / Kardinalit shqiptar Ernest Simoni i vjedhin banesën në Firence

Banesa e kardinalit 97-vjeçar shqiptar, Ernest Simoni, në Piazza Duomo të Firences, është vjedhur gjatë kohës që ai ndodhej në Londër për një takim zyrtar me Mbretin Charles III. Autorët arritën të depërtonin brenda apartamentit të tij duke shembur një pjesë të murit dhe duke hapur derën e blinduar. “Corriere” raporton se hajdutët kanë marrë sende me vlerë mbi 30 mijë euro. Gjatë grabitjes, banesa ku kardinali jeton me nipin e tij, Tonin Simoni, ishte tërësisht e zbrazët. Pasi u larguan rreth orës 13:00 dhe u kthyen në orën 23:00, familjarët u përballën me sirtarë të përmbysur, valixhe të hapura dhe daltat e përdorura nga autorët të braktisura në korridor, përcjell A2. Nga banesa u morën para, bizhuteri floriri, medalje si dhe një vulë e...