DETAJE / “Do thoni në djall ato që fituam”, Rama paralajmëron supermarketet, kërkon transparencë për çmimet
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me përfaqësues të supermarketeve dhe furnitorëve kryesorë në vend, për të ndezur së shpejti “Pasqyrën e Çmimeve”, një platformë e re digjitale për transparencën e çmimeve. Rama u bëri thirrje rrjeteve të supermarketeve që të angazhohen në një fazë pilot për transmetimin e të dhënave, duke propozuar që lista e produkteve të përfshijë barkodin, gramaturën dhe njësinë matëse, në mënyrë që produktet të jenë të krahasueshme mes rrjeteve. Kryeministri theksoi se platforma duhet të pasqyrojë çmimin final për konsumatorin, përfshirë TVSH-në, si dhe të bëjë dallimin mes çmimit normal dhe atij promocional. “Unë besoj se ju jeni të vetëdijshëm se po fitoni më shumë nga ç’e mban zakoni i mirë në një bashkësi si e jona që s’është...
Burimi:
javanews.al