Dështon sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Dështon sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Nuk është konstituar as këtë të premte kuvendi i Kosovës i dalë nga zgjedhjet e 7 qershorit. Partitë parlamentare në Kuvendin e Kosovës nuk kanë gjetur dakordësi për t’i votuar në pako të gjithë nënkryetarët. Pas një debati në seancën konstituive, me 71 vota pro, 10 kundër dhe 1 abstenim u vendos që nënkryetarët të votohen veç e veç. Kjo u propozua nga kryetarja e legjislativit, Albulena Haxhiu. Mirëpo ndryshimin e formës së votimit për nënkryetarët e kundërshtoi deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, me argumentin se LVV dëshiron bllokimin e vendit. “Aktgjykimi thotë që duhet të respektohet praktika e deritanishme parlamentare. Praktika e deritanishme parlamentare ka qenë në pako. Në këtë Kuvend në legjislaturën e kaluar LVV-ja ka kërkuar që të votohet në pako e...