Dështon gjyqi i Veliajt, GJKKO gjobit 11 avokatë me nga 50 mijë lekë
Bojkoti i avokatëve ndaj proceseve gjyqësore vijon, ndërsa për herë të parë përfshihen edhe seancat për caktimin e masave të sigurisë. Në Gjykatën e Posaçme, një tjetër proces që nuk është zhvilluar për shkak të mungesës së avokatëve mbrojtës është ai ndaj ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Në këtë proces, të gjithë avokatët e 11 të pandehurve që po bojkotojnë gjykimet janë gjobitur me nga 50 mijë lekë secili. Masa është më e lartë se gjoba e vendosur në seancën e mëparshme për të njëjtën arsye, kur avokatët u gjobitën me nga 10 mijë lekë. Situata në GJKKO po shoqërohet me qëndrime të ndryshme të trupave gjyqësore. Ndërsa disa gjyqtarë nuk kanë vendosur gjoba ndaj avokatëve që mungojnë në kuadër të bojkotit, të tjerë kanë...
Burimi:
ntv.al