“Dështoi sistemi”, Lleshaj: Në SHISH duhen njerëz të provuar dhe me integritet, jo eksperimente

“Dështoi sistemi”, Lleshaj: Në SHISH duhen njerëz të provuar dhe me integritet, jo eksperimente

Një sistem të dështuar e ka cilësuar ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj shërbimin e inteligjencës shqiptare, pas skandalit me drejtuesen Vlora Hyseni, e cila dyshohet se i ka dorëzuar informacione sekrete biznesmenit Ergys Agasi, i arrestuar për dosjen “AKSHI”. Në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, ish-ministri Lleshaj ngre dy hipoteza për ngjarjen. “Ka dështuar sistemi i shërbimit të inteligjencës, ka funksionuar një sistem tjetër që është SPAK, por ky ka funksionuar pasi ka dështuar shish që ka të bëjë me sigurinë kombëtare. Ka dy hipoteza: Ose sistemi ka lejuar infiltrimin e një personi  pa integritetin dhe kredencialet e nevojshme për të qenë në krye të shërbimit dhe ky është dështimin i sistemit, ose ka hyrë një person me integritet dhe brenda...