Dështimi i Ramës bllokon 922 milionë eurot e BE-së, KLSH zbulon skandalin: Asnjë euro për investimet!
Shqipëria nuk ka arritur të përfitojë në kohë fondet e parashikuara nga Plani i Rritjes i Bashkimit Europian, për shkak të vonesave në përmbushjen e reformave të kërkuara nga Komisioni Europian. Nga financimi i përgjithshëm prej 922 milionë eurosh, deri në fund të vitit 2025 ishin disbursuar vetëm 76.2 milionë euro në formën e mbështetjes buxhetore, ndërsa për komponentin prej 228.5 milionë eurosh, të destinuar për financimin e projekteve, nuk ishte lëvruar asnjë fond. Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), në auditimin e zbatimit të buxhetit të vitit 2025, vonesat në përfitimin e financimeve janë shkaktuar si nga mos-përmbushja e reformave, ashtu edhe nga mos-finalizimi i marrëveshjeve të nevojshme për administrimin e fondeve të investimeve. Komponenti i huasë për financimin e projekteve nëpërmjet Kornizës...
Burimi:
syri.net