Deputetja publikon fotot: Policia po godet protestuesit me zara hekuri

Deputetja publikon fotot: Policia po godet protestuesit me zara hekuri

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar pas përplasjeve gjatë protestës studentore në Tiranë, duke pretenduar se policia ka përdorur municion me zara hekuri kundër protestuesve. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Xhixho ka publikuar pamje të disa objekteve që, sipas saj, janë përdorur nga efektivët gjatë ndërhyrjes ndaj turmës. Ajo i ka cilësuar ato si “plumba me zara hekuri” dhe ka kërkuar nisjen e menjëhershme të hetimeve për të identifikuar personat përgjegjës. Deputetja i është drejtuar Prokurorisë, duke kërkuar që të hetohen rrethanat e ngjarjes dhe përgjegjësit të dalin përpara drejtësisë. “Ja plumbat me zara hekuri! Këto janë disa nga mjetet me të cilat policia kriminale ka goditur protestuesit! Ku është Prokuroria? Kërkohet hetim i menjëhershëm, për të identifikuar personat përgjegjës dhe...