Deputetja e PS, Muzhaqi: Progres-raporti i KE duhet lexuar i plotë dhe jo në mënyrë selektive

Deputetja e PS, Muzhaqi: Progres-raporti i KE duhet lexuar i plotë dhe jo në mënyrë selektive

Deputetja e PS-së, Bora Muzhaqi, e ka cilësuar progres-raportin e Komisionit Evropian si më të mirin që Shqipëria ka marrë ndonjëherë, duke vlerësuar progresin e bërë në procesin e integrimit evropian. Muzhaqi u shpreh se Shqipëria ka avancuar në 20 kapituj të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, ndërsa theksoi se rezultatet e vendit janë vlerësuar edhe nga partnerët evropianë. “Ky raport progresi, nëse lexohet në tërësinë e tij, është raporti më i mirë që ne kemi marrë ndonjëherë si Shqipëri. Ka treguar qartësisht që ne kemi bërë punë shumë të mirë dhe kemi avancuar në 20 kapituj të procesit të integrimit dhe anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, deklaroi ajo. Deputetja theksoi se raporti nuk duhet parë vetëm si një vlerësim pozitiv, por edhe si një...