Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje
Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, e ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN, është shprehur se nëse protestuesit nuk pranojnë dialogun, alternativa tjetër është përballja në zgjedhje. Sipas Milas, protesta duhet të testojë frymën reale që ka në popull. Deputetja socialiste thotë se do ishte mirë që destabliteti i panevojshëm që është krijuar aktualisht, të mbyllej me paqe, pasi Shqipëria është në prag të mbylljes së negociatave. “Nëse protestuesit nuk dëshirojnë dialog, edhe pse realisht ky është opsioni jonë dhe do të donim shumë të shkonim me këtë opsion, opsioni i dytë ngelet që të formalizohet, të testojë veten, të shohë numrat. Të testojnë frymën reale nëse e kanë krijuar për mbështetje, dhe ejani të testohemi të gjithë bashkë...
Burimi:
javanews.al