Deputeti Luan Baçi: PD të mos pranojë asnjë kompromis, 100% lista të hapura në zgjedhje
Deputeti i PD-së, Luan Baçi ka dalë kundër çdo kompromisi për përfshirjen e listave të mbyllura në sistemin zgjedhor, duke kërkuar që kandidatët për deputetë të përballen plotësisht me votën e qytetarëve. Për të Partia Demokratike dhe opozita duhet të qëndrojnë të palëkundura në propozimin për lista 100% të hapura. Sipas tij, pranimi qoftë edhe i një përqindjeje të vogël të listave të mbyllura do të përbënte një hap pas për PD-në dhe do të shërbente për të mbrojtur deputetë që, sipas tij, nuk kanë besim te mbështetja e elektoratit. “Do të jetë për turpin e Partisë Demokratike që të pranohet një listë me përqindje sado të vogël të mbyllur, për të ruajtur 10-15 deputetë që i tremben elektoratit dhe votës së qytetarëve”, u shpreh...
Burimi:
kohajone.com