Deputeti i PS ndryshoi qëndrim për territorialen, Berisha: Zgjodhe Big Marketin, jo vullnetin e Selenicës

Deputeti i PS ndryshoi qëndrim për territorialen, Berisha: Zgjodhe Big Marketin, jo vullnetin e Selenicës

Sali Berisha sulmoi deputetin e PS-së, Vullnet Sinaj, i cili ndryshoi qëndrim për reformën territoriale edhe pse Selenica është një prej bashkive që do të shkrihen. “Mes vullnetit të Selenicës dhe Big Market, ti zgjodhe Big Market”, i tha Berisha-Sinajt, i cili sic dihet është pronari kryesor i rrjetit të supermarketeve Big Market në Shqipëri. Më tej Berisha hodhi akuza ndaj biznesit të Sinajt, për ushqime sipas tij të skaduara. Kujtojmë që Vullnet Sinaj ditën e hënë kundërshtoi reformën territoriale në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së, ndërsa sot ndryshoi qëndrim duke thënë se do të respektonte vendimin politik të partisë për të votuar pro kësaj reforme, sipas së cilës shkrihen 15 bashki në të gjithë vendin. ©Argjiroja.net