Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Malaj, i ftuar në emisionin “Trialog” të Alba Alishanit në RTSH24, ka theksuar se kërkesat legjitime të studentëve duhet të realizohen sa më shpejt, pa vonesa dhe pa diskutime të panevojshme. “Ajo që mendoj që duhet bërë më mirë është që ato kërkesa legjitime që kanë studentët duhen bërë sa më parë. Nuk kanë nevojë që ne të zgjasim asgjë as të diskutojmë mbi ato, por të bëjmë fakt ato çfarë kërkohen sa më shpejt dhe të japim shembullin konkret që ne po i dëgjojmë edhe po i bëjmë”, deklaroi Malaj. Duke iu përgjigjur pyetjes nëse protesta me etiketën e studentëve është vetëm e tyre apo e shqiptarëve në përgjithësi, deputeti bëri dallimin mes kategorive të protestuesve dhe theksoi se...
Burimi:
javanews.al