Deputeti i Albin Kurtit: Sa herë Tirana ka ndërhyrë në punët e Kosovës, na ka bërë dëm!

Deputeti i Albin Kurtit: Sa herë Tirana ka ndërhyrë në punët e Kosovës, na ka bërë dëm!

Nezir Kraki, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, deklaroi se “Tirana zyrtare, sa herë që është marrë me Kosovën, i ka shkaktuar dëm Kosovës”. “Tirana, këto vitet e fundit, është marrë me Kosovën pa u ftuar. Dhe sa herë që është marrë me Kosovën, na ka shkaktuar dëm si Kosovë, si shqiptarë në Ballkan. Është për t’u habitur zelli i Tiranës zyrtare, në këtë rast i kryeministrit Edi Rama, për mobilizim masiv sa herë ka ndodhur që një ide absurde dhe haptazi kundër Kosovës propozohej nga dikush. Vjen një ide për korrigjim të kufijve, “hajde, të shkojmë me vrap në Prishtinë”; vjen një ide për Asociacionin, del Tirana dhe propozon statut; vjen ideja e Gjykatës, vrap Tirana për të bërë gjykatën. Nëse Tirana tenton të ndihmojë Kosovën...