Dënimi ndaj ish krerëve të UÇK/ Shpërthen Xhaçka: Sa mijëra gra e vajza u përdhunuan…

Dënimi ndaj ish krerëve të UÇK/ Shpërthen Xhaçka: Sa mijëra gra e vajza u përdhunuan…

Deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka, i cilësoi si shumë të rënda dënimet e dhëna nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Xhaçka tha se respekti për institucionet e drejtësisë nuk duhet të nënkuptojë heshtje ndaj diskutimit historik dhe politik që lidhet me luftën në Kosovë. Ajo u ndal te rrethanat e luftës dhe te represioni i ushtruar ndaj popullsisë shqiptare të Kosovës, duke argumentuar se historia e konfliktit nuk mund të nisë me procesin gjyqësor në Hagë. “Historia nuk filloi në Hagë, por në Kosovë”, deklaroi Xhaçka, duke iu referuar dhunës dhe represionit të regjimit serb ndaj popullsisë shqiptare gjatë luftës. Deputetja socialiste përmendi gjithashtu vrasjet e civilëve, dhunën seksuale dhe zhvendosjen...