Dënimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, reagimet e avokatëve dhe mundësia për Apel
Gjykata Speciale në Hagë dënoi të mërkurën katër ish-krerët e UÇK-së me gjithsej 81 vjet burgim. Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet, Kadri Veseli me 18, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet burgim. Trupi gjykues i shpalli përgjegjës për disa vepra penale të lidhura me arrestime dhe ndalime të paligjshme, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme. Pas aktgjykimit, reaguan menjëherë ekipet mbrojtëse të katër ish-krerëve të UÇK-së. Avokati i Thaçit, Pier Rishar Prosper, e cilësoi vendimin si të padrejtë dhe tha se beteja ligjore do të vazhdojë. Edhe mbrojtja e Kadri Veselit shprehu pakënaqësi dhe paralajmëroi shqyrtimin e hapave të mëtejshëm ligjorë. Avokatja e Jakup Krasniqit, Venkateswari Alagendra, konfirmoi se aktgjykimi do të apelohet. Ndërkohë, mbrojtja e Rexhep Selimit...
Burimi:
gijotina.com