Dënimi i katër ish-drejtuesve të UÇK-së, Wesley Clark: I zhgënjyer me rezultatin
Ish-gjenerali amerikan Wesley Clark ka reaguar lidhur me dënimin e katër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke shprehur zhgënjimin e tij për rezultatin e procesit gjyqësor. Në një prononcim ekskluziv për Klan News, Clark tha se është veçanërisht i zhgënjyer edhe për faktin që ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është mbajtur në paraburgim për rreth pesë vjet. “Po, jam i zhgënjyer me rezultatin dhe jam i zhgënjyer që Thaçi ishte mbajtur në paraburgim prej 5 vitesh”, u shpreh Clark. Ish-gjenerali amerikan ka qenë një prej figurave të rëndësishme të ndërhyrjes së NATO-s gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999.
Burimi:
javanews.al