Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së: Shqiptarët protestojnë në Times Square dhe këndojnë “Mora fjalë”

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së: Shqiptarët protestojnë në Times Square dhe këndojnë “Mora fjalë”

Qindra bashkatdhetarë kanë protestuar mbrëmjen e kaluar në sheshin “Times Square” në Nju Jork, në shenjë reagimi ndaj vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë, e cila dënoi me një total prej 81 vitesh burg katër ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë tubimit në zemër të SHBA-së, protestuesit mbanin në duar flamuj kombëtarë dhe fotot e Hashim Thaçit, Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit e Kadri Veselit, ndërsa këndonin këngë patriotike, mes të cilave edhe “Mora fjalë”. Pjesëmarrësit theksuan se asnjë vendim nuk mund të zbehë pastërtinë e luftës çlirimtare dhe historinë e saj. Përmes këtij aksioni, diaspora shqiptare në SHBA përçoi mesazhin se qëndron e bashkuar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, duke kërkuar drejtësi, liri dhe dinjitet për çlirimtarët.