Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, reagon Londra: Vendimi të mos përdoret për të ndezur tensione
Mbretëria e Bashkuar ka reaguar pas vendimit të gjykatës së Hagës për 4 ish-krerët e UÇK-së, duke u bërë thirrje të gjitha palëve që vendimi të mos përdoret për të nxitur tensione. Ministri britanik për Evropën, Lord Wood i Anfieldit, tha se Mbretëria e Bashkuar respekton pavarësinë e Gjykatës dhe procesin e saj gjyqësor dhe mbetet e përkushtuar ndaj drejtësisë, llogaridhënies dhe pajtimit në të gjithë rajonin. “Mbretëria e Bashkuar mbetet një mik dhe partner i ngushtë i Kosovës, duke mbështetur fuqimisht sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të saj, si dhe paqen në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Jemi krenarë për rolin që luajtëm përkrah aleatëve të NATO-s në ndihmën për parandalimin e një katastrofe humanitare në vitin 1999 dhe në mbështetjen e pavarësisë së Kosovës...
Burimi:
javanews.al