Dënimi i ish-krerëve të UÇK, protestuesit zbulojnë 4 kërkesat: Shfuqizoni ligjin për Dhomat e Specializuara, të shkarkohet Gërvalla dhe…
Mijëra qytetarë u mblodhën sot (18 shtator) në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në protestën e thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në shenjë proteste ndaj vendimit të Speciales ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së. Në protestën që zgjati rreth 40 minuta qytetarët artikuluan katër kërkesa: -Shfuqizim ndryshim i ligjit për dhomat e specializuara; -Shkarkim i ministres së drejtësisë Donika Gervalla; -Mbështetje e pakufizuar dhe fonde të mjaftueshme për mbrojtjen e ish krerëve; -Angazhim ekspertësh ndërkombëtar në mbrojtjen e ish krerëve. Një protestuese në fjalën e saj tha se ‘sot kur do të duhej të ishim në ditën e dytë të festës po protestojmë’. Sipas saj, po protestojnë sepse pafajësia është dënuar me dënime drakonike, ndërkohë kriminelët e luftës dhe njerëzimit, po enden në...
Burimi:
javanews.al