Dënimi i ish krerëve të UÇK/ Gjykata Speciale përballet me kritika për pavarësinë dhe transparencën!
Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, ka mbrojtur pavarësinë dhe funksionimin e Gjykatës Speciale, duke deklaruar se institucioni është i përqendruar në garantimin e proceseve penale të drejta, të paanshme dhe efikase. Deklaratat e saj kanë nxitur reagime në Kosovë, veçanërisht nga përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës, të cilët kanë ngritur shqetësime për transparencën dhe mënyrën e zhvillimit të proceseve gjyqësore. Në një videomesazh, Trendafilova theksoi se mandati i Dhomave të Specializuara përcaktohet nga Kushtetuta e Kosovës, Shkëmbimi i Letrave dhe ligji përkatës. Ajo deklaroi se gjyqtarët veprojnë në mënyrë të pavarur nga ndikimet politike dhe se të drejtat e të akuzuarve garantohen sipas standardeve ndërkombëtare. Sipas saj, kundërshtimet ndaj vendimeve gjyqësore duhet të trajtohen përmes procedurave të apelimit, ndërsa askush...
Burimi:
ntv.al