Demokratët Evropianë: Qeveria Rama u përgjigjet studentëve me dhunë policore, çështjen e kemi ngritur në KE
Demokratët Evropianë kanë reaguar në lidhje me situatën e protestave në Shqipëri, duke u ndalur tek kufizimet e të drejtës për të protestuar. Në reagim thuhet se “studentët shqiptarë e kanë çuar qeverinë e Ramës në Gjykatën Kushtetuese për kufizime të reja mbi liritë themelore”. Sipas deklaratës së “Demokratëve Evropianë” masat e kontestuara i japin policisë kompetenca më të gjera për të kufizuar demonstratat, për të shpërndarë protestuesit dhe për të kërkuar heqjen e postimeve në mediat sociale, me gjoba deri në 500,000 lekë. “Organizatorët e protestave mund të mbahen përgjegjës edhe për dëmet e shkaktuara nga të tjerët, ndërsa një regjistër i ri i policisë ngre shqetësime serioze në lidhje me kufizimet në udhëtimin jashtë vendit pa mbikëqyrje gjyqësore”, thuhet në reagim. Po ashtu...
Burimi:
gijotina.com