Demo: Teknologjia, pjesë e sigurisë dhe shërbimeve publike! IdentiTek në qendër të infrastrukturës kritike

Demo: Teknologjia, pjesë e sigurisë dhe shërbimeve publike! IdentiTek në qendër të infrastrukturës kritike

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, në panairin “Future Tech 2026”, vuri theksin te roli gjithnjë e më i rëndësishëm i teknologjisë në sigurinë publike dhe në shërbimet që shteti ofron për qytetarët. “Edhe pse Ministrat e Brendshëm nuk janë pjesëmarrësit tipikë në panaire të tilla, prania ime këtu tregon prioritetin që ka teknologjia për dikasterin që drejtoj, por mbi të gjitha rëndësinë që ajo ka në jetën e qytetarëve”, u shpreh Demo. Ministri nënvizoi se teknologjia tashmë është pjesë e çdo dimensioni të punës së Policisë së Shtetit, duke përmendur kamerat inteligjente, laboratorët shkencorë modernë, sigurinë kibernetike, rrjetet e sigurta digjitale dhe sistemet e avancuara, të cilat sipas tij kontribuojnë në një shërbim më të mirë dhe në rritjen e sigurisë. Në këtë...