Demo takim me zjarrfikësit në Tiranë: Plan me bashkitë për parandalimin e zjarreve, synojmë…

Demo takim me zjarrfikësit në Tiranë: Plan me bashkitë për parandalimin e zjarreve, synojmë…

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka zhvilluar një takim me efektivët e Stacionit të Zjarrfikësve në Tiranë, të cilët janë në vijën e parë të përballimit të situatave të zjarreve. Demo i falënderoi zjarrfikësit për angazhimin e tyre gjatë sezonit të zjarreve, ndërsa theksoi rëndësinë e forcimit të këtij shërbimi, si rritjen e kapaciteteve të shërbimit zjarrfikës, por edhe në parandalimin e në aspektin profesional, ashtu edhe në atë logjistik. “Trupat e zjarrfikëses e kanë në ADN-në e tyre shërbimin ndaj qytetarëve dhe kjo është një punë që, për sa i përket impaktit që jepni në territor, është e jashtëzakonshme. Dinamika me të cilat përballeni janë të shumta dhe e dini që siguria publike është shumë e rëndësishme. Këtu bashkia ka një rol të rëndësishëm...