Dembele: Me Ferran Torres kuptohem mirë, më duhet të punoj shumë për t’u vlerësuar si duhet
15 Shtator 2026 8:10 Telesport Sulmuesi Ousmane Dembele e vlerëson shumë fitoren e parë që PSG arriti në kampionat pas një starti zhgënjyes. Jo vetëm kaq, por francezi e sheh veten shumë komod pranë Ferran Torres, me të cilin po kombinon mjaft mirë në sulmin e PSG. Duke vlerësuar Torres, ai tha: “Kam luajtur me të për një vit e gjysmë te Barcelona. Është një lojtar fantastik dhe një ‘numër nëntë’ i shkëlqyer. Ai është gjithmonë aty kur ke nevojë për të.” Dembele foli gjithashtu për ecurinë e karrierës së tij, duke deklaruar: “Siç e kam thënë më parë, nuk kam qenë kurrë ‘i zgjedhuri’. M’u desh të punoja jashtëzakonisht shumë”. “Vitin e kaluar u shpërbleva për këtë. Këtë vit do të shohim, jam i...
Burimi:
telesport.al