Delet “milionëshe”: Raca e re gjigante e deleve që po bën bujë në Kirgizi

Delet “milionëshe”: Raca e re gjigante e deleve që po bën bujë në Kirgizi

Një fotografi e shpërndarë në faqen e Arashan.kz në Instagram në dhjetor të vitit 2025 paraqet një dele të racës Arashan, të quajtur president. Një racë e re delesh në Kirgizi po shkakton një valë thashethemesh në gjithë Azinë Qendrore, ku deshtë po shiten për shuma tejet të larta. Raca Arashan u regjistrua zyrtarisht në Kirgizi në prill të vitit 2021. Që atëherë, çmimet kanë shënuar rritje të madhe, ndërsa fotografitë e deshëve gjigantë të kësaj race kanë bërë xhiro në rrjetet sociale. Në vitin 2023, një dash riprodhues i racës Arashan u shit për 150.000 dollarë, ndërsa, sipas raportimeve, çmimet janë rritur edhe më shumë. Në një panair delesh në prill, një dash i ri u vlerësua me 500.000 dollarë, ndërsa pas një aktiviteti...