Del RAPORTI/ “Shuplakë” nga DASH: Shqipëria – korrupsion, informalitet, pastrim parash

Del RAPORTI/ “Shuplakë” nga DASH: Shqipëria – korrupsion, informalitet, pastrim parash

DASH ngre alarmin për Shqipërinë: Korrupsioni po tremb investitorët Korrupsioni vijon të jetë një nga pengesat kryesore për zhvillimin ekonomik dhe klimën e biznesit në Shqipëri. Vlerësimi vjen nga Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin për klimën e investimeve në Shqipëri për vitin 2026, ku theksohet se investitorët e huaj e rendisin korrupsionin dhe krimin e organizuar ndër problemet më të mëdha të vendit. Sipas DASH, shqetësimet e investitorëve shtrihen në disa sektorë, nga gjyqësori dhe administrata publike te prokurimet dhe zbatimi i kontratave. Investitorët ngrenë alarmin, nga korrupsioni te krimi i organizuar Raporti evidenton si problem korrupsionin në gjyqësor, qeveri, prokurime publike dhe media, ndërsa në listën e shqetësimeve përfshihen edhe mungesa e transparencës dhe konkurrencës. DASH përmend gjithashtu pastrimin e parave, ndikimin e...