DEKRIPTIM – Paketa që vulos varfërinë dhe zyrtarizon polarizimin e skajshëm të shoqërisë shqiptare…

DEKRIPTIM – Paketa që vulos varfërinë dhe zyrtarizon polarizimin e skajshëm të shoqërisë shqiptare…

Nuk është aspak e nevojshme të jesh me formim si ekonomist apo financier, për të lexuar lehtësisht “mes reshtave” paketën e re të taksave në Shqipëri. Ulja e TVSH- së në 6% nga 20% që është aktualisht, për vetëm 54 produkte të “shportës”, vulos fenomenin e varfërisë si fenomen shqetësues në një shoqëri, e cila tashmë është gati në pragun e Bashkimit Euopian. Pa u ndaluar fare në impaktin që, sipas disa ekonomistëve do të jetë i ndjeshëm dhe sipas të tjerëve aspak i ndjeshëm, po pranohet se një pjese jo të vogël të shqiptarëve, duhet menduar “tu mbushet barku” me bukë.Nëse do të ishte ndryshe, nuk do të veçoheshin vetëm 54 produkte (duke iu përcaktuar miliona shqiptarëve edhe menunë ushqimore) por do të shtrihej...