Dekretimi i ligjit për pagat e magjistratëve, Bardhi: Pikëpyetje mbi rolin e Presidentit si garant i Kushtetutës!

Dekretimi i ligjit për pagat e magjistratëve, Bardhi: Pikëpyetje mbi rolin e Presidentit si garant i Kushtetutës!

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas dekretimit nga Presidenti Bajram Begaj të ligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar”. Në një reagim në rrjetet sociale, Bardhi kritikoi mënyrën se si Presidenti ka ushtruar rolin e tij kushtetues. “Brenda 24 orëve, pa ushtruar në mënyrë të dukshme rolin e tij kushtetues si garant i Kushtetutës dhe si faktor ekuilibrues institucional, Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar shpalljen e ligjit për statusin e magjistratëve”, u shpreh Bardhi. Sipas tij, debati nuk lidhet vetëm me pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, por me një ligj që, sipas tij, prek pavarësinë e pushtetit gjyqësor, raportin ndërmjet pushteteve dhe rolin e...